Zyrtare: Liria prezanton gjashtë blerjet e para, paralajmëron edhe dy përforcime të tjera

FC Liria ka prezantuar gjashtë prurjet e reja në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Skuadra prizrenase ka rikthyer në radhët e veta portierin Armend Rugji, si dhe mesfushorin Roni Gashi e sulmuesin Liridon Fetahajn që së fundmi ishin pjesë e Ballkanit.

Ndërkohë që janë përforcuar me futbollistët Martin Kovachev, Miljan Vlaisavljeviç, dhe Borislav Bladzhiyski.

Gjithashtu, marrëveshjen e ka vazhduar edhe futbollisti Albin Berisha, i cili është i huazuar nga FC Ballkanit.

“Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendër sulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi, me rastin e prezantimit të këtyre futbollistëve.

Liria nga 7 janari ka nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Nga fundi muajit, Liria udhëton më Durrës, në përgatitje dy javore.

Nga klubi me marrëveshje janë liruar Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha (i huazuar te FC Prizreni).

Ndihmës të kryetrajneri Naxhi Shensojit janë emëruar Bedredin Gjinali, Blerim Zherka (trajner i portierëve) dhe Fatih Karahoda, trajner kondicional. /Gazeta Olle/