Zyrtare: Liria bën transferimin më të papritur të verës (FOTO)

 

 

Liria e ka bërë edhe një transferimtjetër. Prizrenasit kanë goditur përsëri në kampionatin e Shqipërisë, duke marrë Mikel Kaloshin.

“Të mërkuren në Ohër ka mbërritur Mikel Kaloshi, 24 vjeçar. Ai, është portier dhe tashmë sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhërat e Bledi Shkëmbit. Kaloshi vie nga Tomori i Beratit, ku pati një stinor të bujshëm. Më parë Kaloshi kishte bërë karrierë edhe te Bylisi”.
“‘Presim që në ditët në vijim jo vetëm të kompletohet transferi, por edhe të jetë siguria e portës së Lirisë’, ka thënë Erxhan Dana, drejtor. Kjo dhe duket të jetë prurja e fundit për këtë merkato tek skuadra ‘bardhezi’.
Liria këtë uikend kthehte nga përgatitjet dy javore në Ohër, ku kaloi një fazë intensive të përgatitjeve, për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Lirisë. 

20294209_1238903509570582_5156791919190896965_n