ZYRTARE: Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona, e konfirmon vetë

Ka përfunduar telenovela e largimit të Lionel Messit. Ai nuk do të largohet nga Barcelona.

Lojtari më i mirë në botë e ka thënë vetë se do t’i mbetet besnik klubit.

“Nuk isha i lumtur dhe doja të largohesha. Nuk më është lejuar në asnjë mënyrë dhe do të qëndroj në klub në mënyrë që të mos hyjë në një mosmarrëveshje ligjore”, ka thënë Messi, raporton Gazeta Olle.

Ai akuzoi presidentin Bartomeu, duke thënë se menaxhimi nga ai është një katastrofë.