Njëri nga mbrojtësit më të mirë kosovar, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re.
Bekteshi ka nënshkruan me klubin norvegjez, Mjondalen IF Fotball, që garon në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Olle.
Mbrojtësi ishte pjesë e Prishtinës, por u largua gjatë afatit kalitar të janarit si lojtar i lirë.
Mjondalen është tri herë fitues i Kupës së Norvegjisë. Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.
Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.
/Gazeta Olle/