Po. Po. Vedat Muriqi do të udhëtojë drejt Kosovës për ndeshjet e tetorit.
Sulmuesi i Lazios ka marrë lejen e klubit për të qenë i gatshëm për Kombëtaren tonë.
Lazio ka publikuar sot emrat e lojtarëve të liruar për takimet e kombëtareve.
Në mesin e tyre është edhe Muriqi, i cili ende nuk e ka bërë debutimin me Lazion, shkruan Gazeta Olle.
Kosova të enjten takohet me Maqedoninë e Veriut në Shkup, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.