Zyrtare: Largohet Guardiola, vjen Ancelotti

Bayern Munich dhe trajneri Pep Guardiola do të ndahen pas tri sezoneve në fund të këtij stinori ndërsa trajneri fitues i Ligës së Kampionëve, Carlo Ancelotti, do ta zëvendësojë spanjollin, ka thënë Shefi Ekzekutiv i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

“I falënderohemi Guardiolas për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë dhe shpresojmë të festojmë suksese tjera këtë sezon”, ka thënë Rummenigge për gazetën gjermane Bild.

“Me Ancelottin mund të themi se do të kemi edhe një trajner tjetër shumë të suksesshëm që po vjen në Bayern. Mezi presim të punojmë së bashku”, ka shtuar më tej ai.

Largimi i Guardiolas pritet me padurim nga disa top-klube të Premier Ligës që raportohet se aktualisht janë të interesuar për shërbimet e ish-trajnerit të Barcelonas.