Zyrtare: Largime te Sigal Prishtina

Ish-basetbollisti prishtinas, Edis Kuraja, edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Sigal Prishtinës. Kuraja që te Prishtina, ishte drejtor sportiv ka vendosur të largohet nga kreyqyteasit, për aryseje familjare.

“Në orët e vona jam takuar me kryetarin e klubit Blerand Stavilecin, të cilit i kam kumtuar lajmin për dorëheqjen time nga positi i drejtorit sportive. Që një vit e tetë muaj jam në këtë pozitë, dhe meqe tani klubi është në gjendje të mire kam vendosur të largohem. Arsyeja për dorëheqjen time jan obligimet familjare të cilat kam. Dua të falenderoj klubin dhe tifozët ‘Plisat”, deklaroi Kuraja për ‘Gazetën Olle’.