Zyrtare: Largim i papritur nga Chelsea (FOTO)

Chelsea edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka huazuar Michael Hector në Hull City.

Chelsea dhe Hull City kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të mbrojtësit Michael Hector.

“Michael Hector sot i është bashkuar Hull Cityt, ku do të luajë një sezon si i huazuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Chelseat.

Hector sezonin e kaluar ishte i huazuar në Frankfurt, ku arriti të ndihmonte skuadrën të kualifikohej deri në finale të Kupës së Gjermanisë. /Express/