Zyrtare: Largim i madh nga Drita e Gjilanit (FOTO)

Mesfushori i njohur, Florim Berisha, është larguar nga Drita e Gjilanit, raporton Gazetaolle.com.

Futbollisti nga Kaçaniku e ka konfirmuar lajmin në një prononcim për Gazetën ‘Olle’. “Që nga sot nuk jam më pjesë e Dritës. Kemi biseduar rreth kontratës së re, mirëpo nuk jemi marrë vesh sa i përket kushteve”, ka thënë Florim Berisha për Gazetaolle.com.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor Image may contain: 1 person, outdoor

Ai për tre vite ishte pjesë e Dritës. Berisha me këtë rast i ka falënderuar të gjithë ata me të cilët ka punuar te Drita. “Te Drita kam kaluar shumë mirë. Më duhet t’i falënderojë të gjithë e në veçanti tifozët ‘Intelektualët’ të cilët më kanë qëndruar pranë gjithmonë”, përfundoi Florim Berisha.

Ndryshe, Drita në këtë edicion e siguroi mbetjen në elitë vetëm përmes ndeshjes së barazhit.

Ky ekip pritet të bëjë ndryshime të mëdha për edicionin e ardhshëm. /Gazetaolle.com

Image may contain: 6 people, shoes and outdoor Image may contain: 11 people, people smiling, outdoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting, table and indoor