Zyrtare: Lajm fantastik për futbollin italian nga UEFA

Futbolli italian sot ka marrë një lajm fantastik nga UEFA, pasi kjo e fundit ka rikthyer modulin e vjetër për ekipet nga kampionatet më të forta evropiane për pjesëmarrje në Champions League.

Nga sezoni 2018/19, Italia do ketë koeficient të njejtë me Gjermaninë dhe Spanjën sa i përket garave në Champions League, kështu që nga edicioni i lartëpërmendur në garën më prestigjoze për klube do të marrin pjesë katër skuadra italiane, tre në pjesëmarrje direkte në fazën e grupeve dhe një nëpërmjet kualifikimeve.