Zyrtare: Ky futbollist ‘prishet’ me Vllazninë (FOTO)

Festim Krasniqi nuk është pjesë e Vllaznisë së Pozheranit. Sulmuesi i krahut për të cilin ishte raportuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën e promovuar në elitë, thotë se nuk kishte gjetur gjuhë të përbashkët me ekipin e Bekim Isufit. 

“Isha në bisedime me Vllazninë, por për arsye financiare nuk arritëm akordin”, deklaroi Krasniqi për Gazetasheshi.com.

Si futbollist i lirë, Krasniqi thotë t’i ketë disa oferta, por që ende nuk ka vendosur. “Po pres ende. Afati kalimtar nuk mbyllet për më shumë se 15 ditë. Të shohim”, përfundoi Krasniqi.

Ai së fundmi ishte pjesë e Llapit.