Sulmuesi i krahut, Hysen Tahiri që nga dita e sotme iu është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Sulmuesi skenderajas do të vazhdojë të jap kontribut ende për klubin kuq e zi.
Ai në stinorin e kaluar (pranveror) nuk pati shumë paraqitje për shkak të lëndimit që e la atë jashtë fushave për një kohë të gjatë, mirëpo ai tashmë është i gatshëm për të kontribuar për ekipin.
Drejtuesit e klubit po vazhdojnë punën ende për kompletimin e skuadrës.