ZYRTARE: Ky është vendimi për ndeshjen e ndërprerë mes Unitedit dhe Liverpoolit

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi para fillimit të ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Tifozët e Djajve të Kuq’ kishin hyrë në fushë duke e pamundësuar zhvillimin e ndeshjes, shkruan Gazeta Olle.

Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se derbi i madh anglez, do të zhvillohet me datën e re, 13 maj.

Kjo ndeshje ka shumë rëndësi për “The Reds” pasi janë duke luftuar për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

United në anën tjetër, ka siguruar kualifikimin në këtë garë, pasi është në vendin e dytë me 67 pikë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:15./Gazeta Olle/