Herë të shtunën, herë të dielën. Kryendeshja e javës 29 në Raiffeisen Superligë nuk do të shtyhet siç u tha më herët.
Është Komisari i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ismet Ahmeti, ai që ka prapësuar kërkesën e Prishtinës për shtyrje të ndeshjes.
Shkak i tentim shtyrjes ishte ndeshja e veteranëve që luhet të premten në stadiumin e kryeqytetit dhe takimi i juniorëve të shtunën.
Kështu, sfida mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 do të luhet të shtunën nga ora 16:00, ashtu siç ishte paraparë në fillim, njofton Federata e Futbollit e Kosovës. (Gazeta Olle)