Zyrtare: Ky është përforcimi i Chelseat

Chelsea e ka konfirmuar përforcimin e parë. Është mesfushori sulmues Nathan, që vjen nga Atletico Paranaense.

20-vjeçari besohet të ketë kushtuar 4.5 milionë funte.

“Jam shumë i lumtuar që kam kaluar te Chelsea, kampioni i Anglisë dhe shpresoj se do të mësojë edhe më shumë, si dhe do të zhvillohem edhe më tej në lojën time”, tha lojtari për faqen zyrtare të Chelseat.

nathan