Zyrtare: Ky është lajmi i ditës për sportin e qytetit të Podujevës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin:

“Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Podujevës”, projekt ky në vlerë prej 2 milion e 500 mijë eurosh dhe sipas projeksioneve buxhetore do të realizohet në periudhën 2016/ 2019 Me këtë rast, ministri Kujtim Shala u shpreh se MKRS-ja është duke punuar në shumë drejtim për të përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që sporti i Kosovës të ketë kushte më të volitshme për zhvillim dhe avancim.

kujtim_shala

Më tej, Shala shtoi se me këtë investim kapital, Podujeva bëhet me palestër të standardit të lartë dhe me kushte bashkëkohore, ku sportistët e këtij vendi do t’i zhvillojnë aktivitet e tyre sportive.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e gjertanishëm, dhe u shpreh se ky projekt është në funksion të interesave të qytetarëve të kësaj komune dhe veçmas të sportistëve, të cilët do të bëhen me palestër sportive moderne.

Kujtim-Shala Shala