Zyrtare: Ky është kryetari i ri i FC Prishtinës

Bordi i FC Prishtinës e ka mbajtur ditën e sotme mbledhjen e radhës, me këtë rast, kryetar i klubit është zgjedhur Hakif Gashi.

Ky i fundit do ta ushtrojë këtë detyrë në vazhdim në vend të Remzi Ejupit.
Ejupi e ka ushtruar detyrën e kryetarit për 18-vite.

Gashi tash e shumë vite është një nga aksionarët e klubit nga kryeqyteti.

Anëtarë të Bordit të ri teknik janë Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

Dallku: Merkato për Dukagjinin nuk ka përfunduar ende, nuk jemi indiferent ndaj asnjë ekipi në sezonin e ri

Ekskluzive: Gjashtë skuadrave kosovare iu bllokohet merkato nga FIFA, tri nga Superliga, dy nga Liga e Parë dhe një nga Liga e Dytë