Zyrtare: Ky është grupi i Kosovës për Evropian

Kosova do të jetë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Lituaninë dhe Rusinë në kualifikime për “Euro 2016” në hendboll.

Përfaqësuesja e Kosovës U-20 do ta marrë rrugën drejt Lituanisë sot, ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për “Euro 2016”. Kosova do të jetë në të njëjtin grup me Gjermaninë, Lituaninë dhe Rusinë.

Madje, rusët do të përballen me flamurin dhe himnin e Kosovës, vend të cilin nuk e kanë njohur ende.

Skuadra e Fatmir Muhaxherit do t’i zhvillojë ndeshjet nga 7 deri më 11 prill dhe trajneri kosovar shprehet optimist për këtë eksperiencë.