KF Trepça ‘89 ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me futbollistin Daniel Tette.
Ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme mes klubit dhe sulmuesit anësor, shkruan Gazeta Olle.
20-vjeçari i ardhur nga Gana ishte pjesë e Minatorëve për dy sezone.
Tette është futbollisti i dytë që me marrëveshje të dyanshme shkëput kontratën me mitrovicasit, pas Ron Raqit.
Njoftimi i plotë nga Trepça ‘89:
𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐃𝐀𝐍𝐈𝐄𝐋 𝐓𝐄𝐓𝐓𝐄 💚🤍
Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme.
Tettes i urojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë për angazhimin dhe disiplinën gjatë këtyre 2 sezoneve si pjesë e Minatorëve.
#ThankyouTette #Mefatdhesukses 💚🤍
/Gazeta Olle/