Zyrtare: Ky është dënimi madhor i Zlatan Ibrahimoviqit

 

Të mërkurën mbrëma shënoi het-trik, ndërsa të enjten mbrëma mori një dënim madhor. Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës, e dënoi me katër ndeshje moslojë Zlatan Ibrahimoviqin.

Sulmuesi i PSG-s, pas humbjes me Bordeauxin më 15 mars, kishte ofenduar gjyqtarët e ndeshjes dhe ishte dëgjuar duke thënë për Francën: “Ky është një vend i fëlliqur”.

Ibra do të mungojë ndaj Nices, Lilles, Metzit dhe Nantesit, por do të kthehet ndaj Barcelonës. (Gazeta Olle)