Zyrtare: Kuzmanoviç largohet nga Interi

Pas tre sezoneve të dështuara nën fanellën e Interit, serbi Zdravko Kuzmanoviç është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra zikaltër.

Ai ka arritur marrëveshje me klubin e Baselit dhe karrierën do ta vazhdojë në futbollin zviceran.

Pas largimit të Kuzmanoviç, te Interi mund të priten largime të tjera dhe në radhë është edhe kosovari Xherdan Shaqiri. /Olle