Zyrtare: Kushtrim Shabani rinovon me Llapin edhe për dy vite të tjera

Kushtrim Shabani ka nënshkruar kontratë të re me KF Llapin.

Rinovimi i kontratës është bërë edhe për dy vite të tjera me bardhekaltrit, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori defansiv shihet si pjesë e rëndësishme në projektin e Llapit.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Lideri i mesfushës, Kushtrim Shabani edhe 2 vite tjera me ne 💙

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për 2 vite tjera me mesfushorin defanziv, Kushtrim Shabani.

Shabani, tash e dy edicione radhazi pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i ekipit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, duke arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën.

Tashmë kur ekipi gjendet në procesin e përgatitjeve për ndeshjet e Evropës, rinovimi i kontratës me Kushtrim Shabanin edhe për dy edicionet e radhës, është më se i mirëseardhur!

25 vjeçari me Llapin në total ka zhvilluar 155 ndeshje, përfshirë ndeshjet në Superligë, Kupë, Superkupë dhe Evropë, duke arritur të realizoj 9 gola e 7 asistime në 11.306′ minuta të luajtura.

Vazhdojmë KUSHTRIM 💙

#perparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre

/Gazeta Olle/ 

Duro: Ne mburremi se kemi mbrojtës të Serisë A, pësojmë 15 gola në pesë ndeshje

Valon Berisha flet për raportin e tij me këngëtaren kosovare, Kidën