Njëri nga pilotët më me eksperiencë në Formula 1 është Fernando Alonso, 41 vjeçari deri më tani ka një numër prej 346 garave në karrierën e tij, duke numëruar dy tituj kampion, 32 fitore, 98 podiume dhe 22 pole positions.
Pas pensionimit të Sebastian Vettel nga Formula 1, të gjithë sytë ishin tek spanjolli i cili mund të vazhdonte rrugën e gjermanit për tu përshëndetur nga F1, por Fernando Alonso morri një rrugë tjetër duke e zëvendësuar të pensionuarin Vettel në makinën e tij, duke u bërë pjesë e Aston Martin nga sezoni tjetër, shkruan Gazeta OLLE.
NEWS: @AstonMartinF1 announces Fernando Alonso for 2023.
We are delighted to confirm that two-time #F1 World Champion @alo_oficial will join the team from next season on a multi-year contract.
Tap below to read more. ⬇️#WeClimbTogether
— Aston Martin Aramco Cognizant F1 Team (@AstonMartinF1) August 1, 2022
Aston Martin i ka ofruar një kontratë të re Alonsos, i cili do të mbetet për disa vite pjesë e organizatës së tyre, me spanjollin i cili do të sjell një eksperiencë të madhe për të zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme gjermanin Vettel.
Muhamed Kërqeli – Gazeta OLLE