Klubi katalunas, Espanyol, ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla, nga Roma.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka ndryshuar ambient për herë të parë në karrierë, duke lënë kampionatin italian, Serie A, për atë spanjoll, La Liga.
Është vet klubi nga La Liga, Espanyol, i cili ka konfirmuar transferimin e Kumbullës në Kataluni.
“Marash Kumbulla është bardheblu”, shkruan shkurtimisht në postimin e Espanyolit.
Kumbulla kalon te Espanyoli si huazim i thjeshtë njëvjeçar me mundësi blerje për 3.5 milionë euro.
Në të kaluarën, 24-vjeçari ka luajtur në Serie A edhe me Hellas Verona dhe Sassuolo. /Telegrafi/