Zyrtare: Kosova U-21 fton futbollistin e Vllaznisë së Pozheranit

Federata e Futbollit të Kosovës iu ka dërguar ftesat lojtarëve të grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës U-21 për dy ndeshjet e radhës.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi ka përfshirë në listë edhe një futbollist të Vllaznisë së Pozheranit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi pozheranas për Gazetën Olle.

Statovci u transferua te Vllaznia në afatin kalimtar nga skuadra e Llapit.

Kosova dy ndeshjet e radhës i luan kundër Norvegjisë dhe Gjermanisë, në kuadër të kualifikimeve për “Italia 2019”.

statovci