Zyrtare: Kosova luan ndeshje miqësore me 24 mars në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës do të luaj një ndeshje miqësore gjatë muajit mars të këtij viti.

Dardanët e udhëhequr nga trajneri zviceran Bernard Challandes do të kenë për kundërshtar në një ndeshje miqësore Kombëtaren e Lituanisë.

Kjo miqësore është konfirmuar tanimë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Takimi do të zhvillohet më 24 mars në kryeqytetin kosovar Psithinë.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.

/Gazeta Olle/