Zyrtare: Kosova konfirmon dy miqësoret në fillim të qershorit

Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në terminin e lirë të UEFA-s FIFA-s në fillim të muajit qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Dardanët do të luajnë kundër San Marinos, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Derisa më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend do të zhvillohet miqësorja tjetër me Kazakistanin, shkruan faqja e FFK-së.

Pritet të shihet se a do të ketë risi në këto dy takime.

Bernard Challandes është përballur me kritika për listën e fundit. /Gazeta Olle/