Zyrtare: Konfirmohet lajmi i Olles, Rron Broja zyrtarizohet te Drita

Drita ka zyrtarizuar njërën nga goditjet më të mëdha këtë afat kalimtar veror.

Ashtu siç paralajmëroi Gazeta Olle ditën e djeshme edhe ndodhi.

Mesfushori mitrovicas, Reon Broja është prezantuar si futbollist i ri i Dritës.

Reprezentuesi i Kosovës ka refuzuar disa oferta nga Evropa dhe Shqipëria për ta pranuar atë të Dritës.

Tanimë gjiganti kosovar, Drita e ka prezantuar Brojën i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjilanasit.

Njoftimi i plotë nga Drita:

Rron Broja është INTELEKTUAL

Kemi knaqësi që ti themi mirë se u riktheve në superligën e Kosovës RRON BROJA, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një INTELEKTUAL i veshur bardhë e kaltër.

Broja përveq superliga e Kosovës, eksperienc ka bërë edhe Belgjikë, në Maqedonin e Veriut dhe së fundmi në superioren e Shqipërisë!

Broja u prit nga drejori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirseardhje në klubin bardhë e kaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

Rroni do të bartë fanelën me numrin 4 që është edhe numri i tij i oreferuar!

Mirë se vjen RRON

FC DRITA

/Gazeta Olle/

Shaqiri: Po ndihem mirë, pres një sezon të mrekullueshëm

Kosova pranohet në IESF