Zyrtare: Konfirmohet lajmi ekskluziv nga Gazeta Olle, Valmir Veliu prezantohet te Gaziantep

Njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Valmir Veliu karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi. 

Sulmuesi anësor i Llapit ka arritur marrëveshje me skuadrën e Superligës së Turqisë, Gaziantep, e cila e prezantoi ditën e sotme.

Gazeta Olle kishte raportuar ekskluzivisht për këtë marrëveshje para dy ditëve.

Ekskluzive: Valmir Veliu pritet të transferohet në Turqi, kjo është skuadra që ka fituar garën për yllin llapjan

Te skuadra e Llapit, Veliu ishte ndër futbollistët kryesor ku edhe fitoi dy herë Kupën e Kosovës me klubin.

Sulmuesi në edicionin e fundit kishte shënuar 10 gola dhe dhuroi 10 asistime në të gjitha garat.

Padyshim se ky transferim është njëri ndër nënshkrimet më të mëdha të arritura nga futbollistët e Superligës së Kosovës. /Gazeta Olle/

Chelsea gati ta shkëmbejë Brojën me mesfushorin anglez

Reagimi i parë i Valmir Veliut pas transferimit në Superligën e Turqisë