ZYRTARE: Kombëtarja e njohur pezullohet për Kupën e Botës 2022

Rusia është pezulluar për katër vjet nga të gjitha ngjarjet e mëdha sportive nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Kjo nënkupton se flamuri dhe himni rus nuk do të lejohen në ngjarjet e mëdha si Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” dhe Kupa e Botës në futboll “Katar 2022”.

Nëse mund të dëshmojnë se nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut, do të lejohen të garojnë nën një flamur neutral.

Kjo është një goditje e madhe për sportin rus.

Kujtojmë që Rusia rrezikon dënime të tilla prej vitesh, pas skandaleve të njëpasnjëshme.