Zyrtare: Kombëtares së Kosovës i bashkohet edhe një talent i ri

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka bërë të ditur se një tjetër futbollist ka vendosur për fanellën e Kosovës.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19.

Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.

Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.

Edion Gashi është një talent që pritet që t’i tregojë aftësitë e tij në grupmoshat e Kosovës.

“Edionit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë shumë suksese.” thuhet në njoftim.

Superliga e Kosovës në futsall për herë të parë me sponsor gjeneral

Llapi me rikthim spektakolar ndaj Malishevës, Gjilani mposht Lirinë – Ballkani fiton lehtë ndaj Fushë Kosovës