ZYRTARE: Klubi i njohur i Premierligës, shkarkon trajnerin

Disfata e radhës në shtëpi ndaj Leicesterit, e shtata në nëntë sfidat e fundit, i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të West Hamit, Manuel Pellegrini.

Klubi londinez ka konfirmuar shkarkimin e Pellegrinit pak kohë pas humbjes prej 2 me 1 nga Leicesteri.

“West Ham United mund të konfirmojë se Manuel Pellegrini është shkarkuar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në konfirmimin e “Çekanëve”.

West Hami aktualisht zë vendin e 17 me 19 dhe rrezikon të bie nga Premier Liga.

Trajneri i ri i skuadrës me traditë do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim.