Zyrtare: Kjo skuadër bie nga Liga e Parë pasi mposhtet në ndeshjen direkte për mbijetesë

FC Vitia është mposhtur nga KF Vllaznia me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 26-të në Ligën e Parë.

Me rezultatin e kësaj ndeshje, tashmë zyrtarisht Vitia ka rënë nga Grupi B dhe do të garojë në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Olle.

Pas 26 xhirove, vitiasit kanë grumbulluar vetëm 22 pikë, ku janë mposhtur 18 herë.

Tashmë një javë para përfundimit të edicionit, edhe matematikisht Vitia e ka të pamundur të sigurojë mbijetesën.

Kjo ndeshje ishte jetike edhe për Vllazninë, të cilët arritën të marrin fitore të madhe.

/Gazeta Olle/

Nuhiu: Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore

Kreshnik Uka: Do angazhohemi maksimalisht që t’i marrim pikët e plota ndaj Malishevës