Zyrtare: Kjo është skuadra e Yll Hoxhës

Flamurtari lëviz në merkato. Klubi vlonjat siguroi shërbimet e mesfushorit kosovar, Ylli Hoxha, i cili u nda nga Kukësi në përfundim të sezonit të kaluar, pas një eksperience 3-vjeçare me skuadrën verilindore. Falë tre sezoneve në Kategorinë Superioe me Kukësin, Hoxha është një lojtar që e njeh mirë kampionatin dhe drejtuesit e Flamurtarit kanë përfituar nga situata e tij si futbollist i lirë për ta joshur me ofertën e duhur financiare. Me 29 ndeshje të luajtur në sezonin e shkuar në kampionat për Kukësin, 18 prej tyre të nisura si titullar prishtinaliu shkon tani për të dhënë kontribvutin e tij për skuadrën e Stanislav Levit.

Hoxha është përforcimi i dytë i Flamurtarit në harkun e pak ditëve pasi më parë skuadra vlonjate zyrtarizoi akordin me kroatin Cabraja dhe sulmuesin cek Peter Trap, i cili është kërkuar me ngulm nga bashkëatdhetari i tij, trajneri Levi. Mbetet pezull ndërkohë në skuadër situata e Franc Veliut dhe Polizoi Arbrit. Edhe pse të dy futbollistët janë paraqitur në grumbullim për të filluar punën me skuadrën nga ana e drejtuesve ju është komunikuar se ata vazhdojnë të jenë të pezulluar dhe nuk mund të bashkohen me grupin deri në një vendim të dytë.