Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Nainggolan

Ka përfunduar ‘telenovela’ e quajtur ‘Radja Nainggolan’, mes Romës dhe skuadrës së Cagliarit. Tanimë edhe zyrtarisht njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, Radja Nainggolan është lojtar i Romës 100 për qind.

Dy skuadrat Roma dhe Cagliari kanë qenë në negociata që një kohë të gjatë për lojtarin pasi kanë pasur përgjysmë kartonin e tij.

‘Giallorosët’, kanë paguar jo më pak se 20 milionë euro për ta bërë komplet të vetin mesfushorin belg, ndërsa në pako ka ardhur si huazim një vjeçar edhe sulmuesi kolumbian, Victor Ibarbo.

Nainggolan do të nënshkruajë kontratë me Romën deri në vitin 2020 me një rritje të pagës nga dy në tre milionë e gjysmë.

Ndërkohë Roma për ta blerë Ibarbon vitin e ardhshëm do të duhet të paguajë rreth shtatë milionë euro.