ZYRTARE: Kika transferon sulmuesin e Ligës së Parë!

Kika ka zyrtarizuar transferimin e Kushtrim Rexhepit, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Dardanës. 

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Kikës, përcjellë “Olle”.

“Qendër sulmuesi Kushtrim Rexhepi i bashkohet klubit tonë për sezonin e ri, me përvojën dhe cilësitë e tij pritet qe ta ndihmoj klubin në arritjet tona të përbashkta.

Bomberi i bashkohet familjes tonë pas qëndrimit 1 vjeçar në KF Dardana.

Rexhepi është 25 vjeçar dhe luan pozitën e qendër sulmuesit.

Kushtrimit i dëshirojmë mirë se ardhje dhe suksese në rrugën e përbashkët”, njofton klubi. /Gazeta Olle/

ZYRTARE: Kushtrim Rexhepi i bashkohet KF KIKËS ????⚪️Qendër sulmuesi Kushtrim Rexhepi i bashkohet klubit tonë për…

Gepostet von KF KIKA am Mittwoch, 1. Juli 2020