Zyrtare: KF Llapi nënshkruan me super talentin shqiptar

KF Llapi nuk ka të ndalur në merkaton verore.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë përmbyllur një tjetër transferim, kësaj radhe nga Shqipëria, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv, Andri Stafa i cili vjen nga akademia e KF Tirana.

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me bardhekaltrit.

Me ardhjen e talentit nga Shqipëria, kompletohet transferimi i gjashtë i Llapit në afatin kalimtar veror.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐀𝐍𝐃𝐑𝐈 𝐒𝐓𝐀𝐅𝐀 💙

Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne!

Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa.

Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme.

Mesfushori ofensiv, 20 vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik.

Vazhdojmë ANDRI 💙

#vazhdojmë
#përparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre

/Gazeta Olle/ 

SC Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin e FC Ballkanit

West Ham United favorit për transferimin e Brojës, bën super ofertë në drejtim të Chelseat për shqiptarin