Zyrtare: Këta janë rivalët e mundshëm të Tiranës, Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës

Tirana, Shkëndija e Tetovës dhe Partizani kanë mësuar grupin e kundërshtarëve që mund t’u rezervojë shorti për turin e parë të Ligës së Evropës.

Skuadra për t’u shmangur është Makabi i Tel Avivit, ndërkohë që skuadrat e tjera duken rivalë që mund të kalohen, sigurisht nuk janë të lehta, pasi bëhet fjalë për sllovakët e Trencin, Inter Bakun, moldavët e Dacia Kishinau dhe armenët e Shirak.

Kundërshtarët e mundshëm:

Trencin (Sllovaki)

Makabi Tel-Aviv (Izrael)

Inter Baku (Azerbajxhan)

Dacia Kishinau (Moldavi)

Shirak (Armeni)

Për Skënderbeun rivalët e mundshëm janë dukshëm inferiore, ndërkohë që edhe Partizani ka shanset e tij, teksa përballë ka skuadra që mund t’i rivalizojë.

Rivalët e mundshëm të Skënderbeut

Rivalët e mundshëm të Skënderbeut

Rivalët e mundshëm të Partizanit

Rivalët e mundshëm të Partizanit

Rivalët e mundshëm të Prishtinës