Zyrtare: KEK-u nuk ndalet, firmos me ish-futbollistin e Llapit dhe Trepçës

Klubi nga Obiliqi, KEK-u, vazhdon organizmin për edicionin e ardhshëm të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, raporton Gazetaolle.com.

Klubi vazhdon erën e përforcimeve. Së fundmi, ky ekip ka arritur marrëveshje me

Egzon Qerimin i cili më parë ka luajtur për Llapin dhe Trepçën.

No automatic alt text available.

KEK-u më parë është përforcuar edhe me Durim Gashi, Armend Halilin dhe Ardain Hotin.

KEK-u prej vitesh garon në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Megjithatë, “elektricistët” besojnë që me organizimin dhe transferimet e fundit, do të kthehen në elitë. /Gazetaolle.com

 

Image may contain: 4 people, people standing, grass, child, outdoor and nature Keku kek