Zyrtare: Karim Benzema vazhdon karrierën në Arabinë Saudite

Sulmuesi francez, Karim Benzema, i është bashkuar klubit saudit, Al-Ittihad.

Pas konfirmimit të largimit të tij nga Real Madridi pritej që të zyrtarizohej destinacioni i radhës për 35-vjeçarin.

Ai ka vendosur të ndjekë hapat e ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo dhe të provojë një aventurë të re në Arabinë Saudite.

Njoftohet se Benzema ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Al-Ittihad, e cila e lidh me klubin e ri deri në vitin 2026.

Benzema është këtu. Një tigër i ri do të ulërijë. Mirë se vjen në Ittihad!”, shkruan në njoftimin e klubit në Twitter.

Ofertë e madhe nga Japonia, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Olympiacosi

Llapi mbetet pjesë e Sigal Superligës, fiton ndaj Vizionit