Zyrtare: Karahoda vazhdon me Besën

Pas katër përforcimeve, Besa vazhdon me blindimin e futbollistëve dhe i fundit që e ka vazhduar kontratën me klubin pejan është pikërisht sulmuesi Fatih Karahoda.

“Kemi arritur marrëveshje me Karahodën dhe ai do të mbetet te ne edhe për një vit. Gjatë ditëve në vijim do të rinovojmë edhe me futbollistët tjerë”, deklaroi për GazetaOlle.com zyrtari i klubit, Shkumbin Gashi, i cili bashkë me kryesinë pejane, është futur në një aksion të madh gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe, Besa sot e ka zyrtarizuar edhe goditjen e katërt, duke e marrë mesfushorin Egzon Shabani.