Zyrtare: Kapiteni largohet nga Lazio

Pas nëntë vitesh e gjysmë martesë, sulmuesi Stefano Mauri dhe Lazio do të ndajnë rrugët, duke e ndërprerë bashkëpunimin.

Sipas mediave italiane, lajmi është zyrtar dhe ndërprerja e kontratës është bërë me marrëveshje xhentëlmene mes palëve.

Pas publikimit të lajmit, tifozët rival të Lazios, ata të Romës, kanë filluar ta përqeshin klubin bardhekaltër që nuk po mund të rehatohet assesi në një kapiten, ndryshe prej Romës që vite të tëra me në krye Francesco Tottin. /Olle