Zyrtare: Kapiteni i Prishtinës vazhdon kontratën me kryeqytetasit

Kapiteni i KB Prishtinës, Muhamedali Janjeva ka vazhduar kontratën me klubin. 

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të klubit të madh kosovar, shkruan Gazeta Olle.

“Kapiteni prishtinas Muhamedali Janjeva vazhdon me kryeqytetin e basketbollit. Pas një viti me përvojën e kapitenit, ai vendosi të vazhdojë me skuadrën tonë. Mujën e njohim për karakterin luftarak dhe për motivin që i jep skuadrë”, thuhet në njoftim.

Klubi nga Prishtina ka bërë të ditur se Janjeva nuk do të jetë lojtari i vetëm vendor që do të zyrtarizohet nga sezoni i kaluar.

“Janjeva nuk është i vetmi që do zyrtarizohet nga lojtarët vendor nga sezoni i kaluar, ditëve në vijim do të njoftoheni me vazhdimet e radhës të kontratave dhe nënshkrime të reja me lojtarë vendorë Muhamedjanjeva”.

/Gazeta Olle/

Morina: Futbolli ka ngritje, por elementet përcjellëse për një rritje më të shpejtë mungojnë

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia