ZYRTARE: Jurgen Klop rinovon me Liverpoolin deri në vitin 2024

Liverpooli ka bllokuar trajnerin e tyre të tanishëm, Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë të re, e cila e obligon të mbetet pjesë e të ‘Kuqëve’ deri në vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Liverpool, raporton Gazeta Olle.

“Jemi absolutisht të lumtur që ishim në gjendje të arrijmë marrëveshje të re me Jurgenin. Është lajm shumë I mirë për ne dhe tifozët tanë”, ka thënë pronari i Liverpoolit, John Henry.

Liverpooli kryeson renditjen e Premierligës, dhe është në rrugë të mbarë të fitojë titullin pas një kohe shumë të gjatë.