Një klauzolë e rimetçit ishte vendosur në kontratë, edhe nëse britaniku i humb apo mbron gjithë titujt.
Tani, Krassyuk ka konfirmuar se Joshua ka aktivizuar këtë klauzolë.
“Duke ndjekur burimet, ai tashmë ka aktivizuar klauzolën e rimetçit. Gjëja e parë që tha kur erdhi në korner ishte ‘Do shihemi në rimeç”.
“Nuk u konsiderua si mundësi, ishte vendim dhe dëgjova që Hearn dhe AJ ishin duke diskutuar”.
“Ata po diskutonin për kohën dhe Joshua dëshiron të fitojë. Por, rimeçi do ndodh”.
“Jemi gati dhe besoj që Tyson Fury do nokautohet nga Wilder, pra nuk do këtë rol”, deklaroi ai.
Joshua pritej të përballej me Furyn, por pastaj u detyrua të mbronte titujt ndaj Usyk, kurse në vikend i humbi të gjithë.