Zyrtare: Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

Skuadra e Ligës së Parë, KF A&N ka mbetur pa kryetar.

Agim Buduri ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye personale, shkruan Gazeta Olle.

Klubi prizrenas ka falënderuar Budurin për kontributin e jashtëzakoshëm.

Njoftimi i plotë nga FC A&N: 

𝘡𝘠𝘙𝘛𝘈𝘙𝘌 ; 𝘇.𝗔𝗴𝗶𝗺 𝗕𝘂𝗱𝘂𝗿𝗶 𝗷𝗲𝗽 𝗱𝗼𝗿𝗲̈𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗮 𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝘁.

Kryetari i klubit tonë z.Agim Buduri mes një njoftimi deklaron dorëheqjen e tijë nga pozita e kryetarit për arsyet e tijë personale të cilat ia ka kumtur kryesisë së klubit , një lajm jo i gëzuar kjo pasiqë e dimë kontributin e tijë dhënë klubit e futbollit në përgjithësi , por gjithsesi z.Buduri ka premtuar që do të vazhdoj të jetë një përkrahës dhe një mbështetës si i klubit edhe i futbollit Prizrenas.

z.Agim Buduri në emër të kryesisë të falenderojmë jashtzakonishtë shumë për të gjitha që i bëre që sot klubi të ekzistoj e të jetë një senzacion i futbollit Kosovar , ne ti urojmë të gjitha të mirat e jetës , paq fat , shëndet , mbarësi e shumë suksese në të ardhmen tënde , me të vërtetë do jetë një mungesë e madhe prezenca jote euforike por kjo është jeta dikush dikur do ndahet nga klubi.

Për ndryshime e reja do njoftoheni në mbledhjen e rradhës së kryesisë ku do zgjidhet edhe kryetari dhe kryesia e re e klubit së bashku me objektivat dhe përforcimet e reja.

29.12.2022/ Prizren.

/Gazeta Olle/ 

U nis për pushime në Kosovë, ndërron jetë futbollisti 24-vjeçar

Festa “ngacmuese” e Martinez, Mbappe i përgjigjet portierit të Argjentinës