Zyrtare: Jep dorëheqje Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i Prishtinës. Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, pas barazimit 0:0 me Vëllaznimin.

Lajmi është konfirmuar për GazetaOlle.com, nga një zyrtar i lart i Prishtinës.

Sokoli sot nuk e kishte drejtuar fare stërvitjen e skuadrës.

Dorëheqja e tij është e treta brenda këtij sezoni, por këtë herë ai dha dorëheqje të parevokueshme, e cila është pranuar edhe nga kryesia e klubit.

Olle ka kontakuar nënkryetarin Afrim Muçiqi i cili tha se nesër do të ketë konferencë për media, pa treguar se për çka bëhet fjalë, kur është pyetur për largimin e Sokolit. (Gazeta Olle)