KB Prishtina vazhdon rinovimin e kontratave të basketbollistëve kryesor të skuadrës.
Jan Palokaj ka vazhduar me kryeqytetasit edhe për sezonin e ri 2022/23, shkruan Gazeta Olle.
Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL.
Njoftimi i plotë nga KB Prishtina:
JAN PALOKAJ VAZHDON ME SIGAL PRISHTINA
Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23. Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL.
Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues.
/Gazeta Olle/