Zyrtare: Ja sa mungon Pogba

Skuadra e Juventusit ka marrë një lajm tronditës nga mjekët e skuadrës, pasi që superylli i tyre, Paul Pogba, do të mungojë 50 ditë.

22-vjeçari pësoi një lëndim në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

“Paul Pogba, i cili u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes Dortmund-Juventus, është ekzaminuar nga mjekët e skuadrës. Pamjet e rezonancës magnetike konfirmojnë dyshimin e parë për tërheqje muskulore të shkallës së dytë”.

“Koha e rikuperimit për mesfushorin do të zgjasë rreth 50 ditë”, thuhet në komunikatën e klubit.