Zyrtare: Ja sa do të mungojë Alba

Jordi Alba do të mungojë për 10 ditë, sipas një komunikate të publikuar nga stafi mjekësor i Barcelonës.

Mbrojtësi i majtë u lëndua në paraqitje për Spanjën kundër Ukrainës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Mirëpo, për fatin e tij të mirë, Alba nuk vuan nga një lëndim serioz dhe nuk pritet të rrezikojë me mosparaqitje në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.